Jeison Murillo është shumë pranë kalimit te Valencia. Drejtori Sportiv i Interit, Sabatini gjatë takimit me emisarët e klubit spanjoll ka marrë një ofertë prej 13 milionë Eurosh, 2 më pak se sa cmimi që kishte vendosur Interi dhe operacioni pritet të mbyllet shumë shpejt.
Vetë futbollisti kolumbian do të marrë te Valencia një pagë prej 2 milionë Eurosh në vit.
