Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Murinho: Suksesi ndaj Helsinki-t nuk është i jashtëzakonshëm, Dybala fantastik!

Roma siguroi fitoren e parë në UEFA Europa League, në shtëpi përballë Helsinki. Një fitore që u arrit vetëm në pjesën e dytë dhe pse vendasit kishin superioritetin numerik prej minutës së 14-të dhe Paulo Dybala ishte protagonist absolut në këtë përballje.

Jose Mourinho shijoi fitoren, por preferon të qëndrojë me këmbë në tokë, duke theksuar se ky sukses erdhi dhe me një diferencë në fushën e lojës mes ekipeve për shkak të kartonit të kuq.

“Refuzoj të them se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme, duke qenë se luajtëm për 75 minuta me një lojtar më shumë. Ishte një ndeshje e bukur, ndaj një kundërshtari shumë të mirë, pa emra, por me një organizim perfekt dhe me ide të qarta. Dybala ishte fantastik. Na ndihmoi shumë, na dha avantazhin e më pas qetësinë e duhur për të marrë pikët e plota. Zaniolo? Në pjesën e parë ne nuk luajtëm mirë, ai sigurisht mori përsipër shumë përgjegjësi dhe bëri një ndeshje të mirë, pasi jo vetëm sulmoi, por ishte vazhdimisht në ndihmë të skuadrës në metrat e fundit. Sa i përket grupit nuk e kam thënë që jemi me patjetër favorit. Jo, kemi dy ndeshje direkte me kryesuesit e grupit, Real Betis dhe në këto dy takime do të vendoset gjithçka.” – përfundoi Murinho.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...