Merkato

Muriqi edhe më pranë Lazios, zbulohen detajet e marrëveshjes

Vedat Muriqi ka fytyrën e një futbollisti të egër. Fenerbahçe zgjodhi shikimin serioz të shtatlartit dardan për të prezantuar fanellat për sezonin e ri, por probabiliteti që ai të mos e veshë më fanellën e “kanarinave të verdha” është shumë i lartë. Nga e verdha e gjigantëve të Stambollit, tek e kaltra e Lazios. Mediet në Itali raportojnë se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Igli Tare i ka bindur drejtuesit e Fenerbahces të pranojnë ofertën 16 milionë euro, plus 2 milionë në formë bonusesh. Para se të hidhet e zeza mbi të bardhë, Lazio duhet të zgjidhë më parë të ardhmen e Caicedos, ndërsa pagesa për kartonin e Muriqit kërkohet të bëhet në tre kestë.

Sa për kuriozitet, ditët e fundit familja Muriqi i kaloi pushimet në të njëjtin vend, në Turqi, ku ndodhej Sergej Milinkovic-Savic. Ndoshta mes tyre është bërë biseda me transferimin e 26-vjeçarit në kryeqytetin italian.

Muriqi pritet të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit pas një sezoni si protagonist te Fenerbahçe, gjatë të cilit shënoi 15 gola. Hera e dytë radhazi që arrin numër dyshifror golash, pas 17 golave të shënuar gjatë 2018-19 me Caykur Rizespor.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency