Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Muriqi fiton betejën me COVID-19, gati të nisë aventurën me Lazion!

Vedat Muriqi sulmuesi më i ri i Lazios fiton betejën me koronavirusin. I izoluar në Turqi prej disa ditësh pas transferimit zyrtar te bardhekaltrit, bomberi i përfaqësueses së Kosovës ka marrë lajmin e mirë se e ka mposhtur COVID-19, ndërsa pret edhe përgjigjen e testit të dytë. Duke iu referuar asaj që shkruan Corriere Dello Sport, shumë shpejt Muriqi do të udhëtojë drejt Italisë për të nisur përgatitjet me skuadrën kryeqytetase edhe pse debutimi i tij pritet të ndodhë pas pauzës së kombëtareve. Blerja e kartonit të Muriqit nga Fenerbahce i kushtoi arkave të Lazios 18 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...