Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Muriqi gjithnjë e më larg Lazios, emri i sulmuesit del në Rusi

Vedat Muriqi of SS Lazioin action during the Serie A football match between SS Lazio and Cagliari Calcio at Olimpico stadium in Rome Italy, February 7th, 2021. Photo Andrea Staccioli / Insidefoto andreaxstaccioli

Vedat Muriqi është gjithnjë e më shumë i distancuar nga Lazio. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ndërsa drejtuesit janë të hapur të dëgjojnë propozime për futbollistin e Kosovës duke qenë se pa u larguar ai, në klub vështirë se mund të mbërrijnë të tjera përforcime.

Sakaq, interes për Muriqin ka pasur nga Anglia ku janë lakuar emrat e klubeve si West Bromwich, Hull City apo Leeds United, megjithatë pa pasur diçka konkrete. Por, e kundërta ndodh në Rusi aty ku CSKA Mosca është gati të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro për ta marrë 27-vjeçarin.

Sipas Il Messagero, kjo shumë do të ndahet në 2.5 milionë euro në janar dhe më pas tetë milionë të tjera do të shkojnë në arkën e italianëve në fundin e sezonit. Te Lazio po e shqyrtojnë këtë ide dhe nëse gjithçka përfundon me sukses dhe Muriqi përfundon në Rusi, atëherë bardhekaltërit do të hidhen në sulm për Jonathan Burkardt të Mainz.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...