Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Muriqi kërcënon hapur Rizesporin: Respektoj deri në fund kontratën

Vedat Muriqi merr vendimin e papritur për të ardhmen e tij. Në kulmin e zërave për një kalim të mundshëm te Galatasaray, por në Turqi, sulmuesi i Rizesporit deklaron se do të respektojë deri në fund kontratën me klubin aktual. Në një njoftim në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, sulmuesi potent i Kosovës sqaron:

“Kam pasur një bisedë telefonike me presidentin Hasan Kartalin dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes. Duke qenë se ka mosmarrëveshje për transferimin, dua të bëj me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar.”

Një qëndrim i qartë dhe i vendosur i Vedat Muriqit, që mund të interpretohet edhe si kërcënim ndaj drejtuesve të Rizesporit. Nëse Muriqi e respekton deri në fund kontratën, atëherë ai largohet me parametër zero, çka do të ishte një humbje e madhe financiare për klubin turk.

Gjithsesi, nuk përjashtohen të tjera zhvillime para mbylljes së merkatos verore. Kujtojmë që për Muriqin ka patur interes në Turqi, përveçse nga Galatasaray edhe nga Fenerbahce, ndërsa mediet italiane kanë shkruar ditët e fundit se edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, për lëviz për të transferuar në kryeqytetin italian sulmuesin shtatlartë të përfaqësueses së Kosovës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...