Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Muriqi me trajner të ri, Mallorca zyrtarizon pasardhësin e Aguirres

Vedat Muriqi me trajner të ri. Mallorca ka zyrtarizuar Jagoba Arrasaten si timonierin e ri dhe pasardhësin e meksikanit Javier Aguirre.

65-vjeçari drejtoi ekipin ishullor në dy sezonet e fundit, duke mbërritur deri në finalen e Kupës së Mbretit. E humbur ndaj Athletic Bilbaos me penallti.

Tashmë nis epoka Arrasate. 46-vjeçari ka punuar me skuadra si Real Sociedad, Osasuna dhe Numancia. Dhe Mallorca do të jetë ekipi i katërt në karrierën si trajner.

Lexo edhe:

Osasunën e riktheu në La Liga, e dërgoi në finale të Kupës së Mbretit dhe ia doli ta kualifikonte në Conference League.

Por, klubi nga Pamplona u përjashtua nga UEFA për shkak të korrupsionit, përvetësimit dhe deklarimeve të rreme gjatë sezonit 2013-2014.

Muriqi luan në La Liga me Mallorcan prej janarit të vitit 2022. 30-vjeçari nga Prizreni realizoi 7 gola në kampionatin spanjoll gjatë edicionit që lamë pas.

jagoba

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...