Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Muriqi: Na dhemb kjo humbje, ndaj Qipros për “jetë a vdekje”

Vedat Muriqi gjeti golin e radhës me Kosovën, por realizimi fantastik i sulmuesit të Mallorcas nuk i shërbeu Kosovës të merrte pikë në takimin në Irlandës së Veriut.

Ishullorët fituan 2-1 me përmbysje në fushën e tyre në sfidën e Nations League, rezultat që ka shkaktuar mërzitje të madhe te sulmuesi potent nga Prizreni, i cili komentoi duelin e sotëm për mikrofonët e SuperSport.

Nuk e merituam humbjen. Kemi pasur një super ndeshje, në çdo repart. E dinim se ata do të na sulmojnë me harkime. Në sekondat e fundit shënuan pas një krosimi. Ndihemi keq, me të vërtetë. Na dhemb shumë, sepse nuk e merituam humbjen.

 

E dija që do të ishte ndeshje e fortë fizike dhe isha i gatshëm. Kisha duele me Jonny Evans. Disa i humba, disa i fitova. Por, ata morën rezultatin në fund dhe fituan ndeshjen.

Tani do të bëhemi gati sepse e dimë që ndeshja ndaj Qipros, mos ta teproj, por është si jetë a vdekje. Po ta kishim fituar këtë lojë, ndoshta do të thosha se do të ishte më e lehtë, edhe psiqikisht edhe fizikisht. Tani nuk kemi opsion tjetër. Në Prishtinë përpara tifozëve tanë, do të shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi Vedat Muriqi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...