Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Muriqi në superformë para ndeshjeve të Kosovës, starti më i mirë në Turqi

Me dy golat që shënoi në fitoren 3-2 të Fenerbahces ndaj Kasimpasa, Vedat Muriqi po përjeton një moment vërtetë të artë dhe shkon në superformë në grumbullimin e Kosovës për dy sfidat e fundit në grupin A kualfikues ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë që do të vendosin edhe fatet e kualifikimit. Me dy penalltitë e kthyera në gol përballë Kasimpasa Muriqi jo vetëm që ndihmoi Fenerbahcen të ngjitej përkohësisht në krye të Superligës turke por në të njëjtën kohë u ngjit edhe në kuotën e 7 finalizimeve në kampionatin turk, me kosovarin që ka bërë startin më të mirë në karrierë pasi asnjëherë nuk kishte shënuar 7 gola në 11 javët e para të kampionatit. Këpuca e Artë është një objektiv real për Muriqin në këtë sezon pasi ndryshe nga një vit më parë kur ishte pjesë e Rizespor këtë sezon luan në një skuadër të madhe. Aktualisht lista e golashënuesve në Turqi kryesohet nga ish sulmuesi i Newcastle Papis Cisse dhe maqedonasi Jahovic me nga 9 gola secili.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...