Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Muriqi: Reaguam vonë, të luftojmë për vendin e dytë

Vedat Muriqi, në intervistën për “Dardanët” e pranoi se Kosovë e patë të vështirë të dilte në lojën e saj ndaj Greqisë. Reagimi i “dardanëve”, pas pësimit të golit, sipas Muriqit, erdhi vonë.

“Kur erdhëm këtu, e dinim që kishin të bënim me një kundërshtar shumë të fortë në aspektin mbrojtës dhe sulmues. Ishim pak më mirë se në ndeshjen e parë. Pasi pësuam golin, u zgjuam, por ishte vonë. Na vjen keq, ishte një rast i mirë për të marrë tri pikë. Kemi edhe dy ndeshje, të marrim vendin e dytë dhe të kualifikohemi si vendi i dytë më i mirë.”

Greqia tashmë e ka siguruar vendin e parë por sipas Muriqit Kosova ka ende motiv për të luajtur dhe kërkuar rezultate pozitive.

“Sa më shumë rotacion dhe sa më shumë lojtarë të mirë të kemi në skuadër, aq më shumë freski. Ne nuk jemi të njëjtë. Fatkeqësisht, kemi të lënduar dhe lojtarë të pezulluar. Nuk doli siç e kishim menduar. Kemi në shtator ndeshjet e ardhshme dhe shpresojmë të jemi 100% gati. Jemi duke luajtur futboll, nëse nuk e arrin vendin e parë, të luftojmë për të dytin, e kemi kapacitetin.”

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...