Andy Murray nuk do të marrë pjesë as në Asutralian Open. Kampioni skocez, i cili nuk luan që nga vera e kaluar, pas dëmtimit që pësoi gjatë turneut të Wimbledonit, pak ditë më parë deklaroi se hiqte dore nga turneu i Brisbane po në Australi, dhe tashmë vjen edhe konfirmimi për mungesën e radhës.
“Për fat të keq nuk do të luajë në Melbourne këtë vit, sepse nuk jam ende gati për të qenë i aftë për të rivalizuar. Shpresoj të kthehem sa më shpejt.”
Murray ka arritur 5 herë në finale të Melbournit dhe në të gjitha rastet është mundur. Për shkak të mungesës së gjatë ka rrëshkitur në vendin e 16-të në renditjen ATP.
Një tjetër mungesë e rëndësishme në Autralian Open, që do të zhvillohet nga data 15 deri më 28 janar, mbetet edhe Key Nishikori. Japonezi ka ende probleme me kyçin e dorës.
“Riaftësimi po vijon sipas programit, por nuk jamë ende gati 100% për të dhënë maksimumin në 5 sete,” – u shpreh numri 5 në botë.
