Tenis

Murray gati për rikthimin e madh, konfirmon pjesëmarrjen në Cincinatti

Ish numri 1 i botës Andy Murray mund të rikthehet për të luajtur në Mastersin e Cincinattit. Këtë herë për tenistin britanik nuk bëhet më fjalë thjesht për të marrë pjesë në lojën dyshe, por për t’u matur sërish me më të mirët në singles. Në Wimbledon 32-vjecari skocez bashkoi forcat me veteranen amerikane Serena Williams, në lojën dyshe të përzier, ku ky çift nuk shkoi përtej raundit të tretë.

Pas eksperiencës së tij në All England Club Murray beson se do të jetë gati për të luajtur në Ohio, në turneun e përvitshëm të Cincinatti-t, aktivitet që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, menjëherë pas Mastersit kanadez, pra nga data 11 deri më 18 gusht. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në ije, gjatë muajit janar, Andy Murray ka marrë pjesë vetëm në lojën dyshe. Tenisti britanik deri tani ka preferuar për të mos rrezikuar, sidoqoftë këtë javë në turneun e përvitshëm që zhvillohet në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara Washington D.C. Citi Open, Andy do të bashkojë forcat gjithashtu edhe me vëllain e tij, Jamie-n që është 9 muaj më i madh në moshë.

Pasi shprehu besimin për t’u rikthyer në Mastersin e Cincinattit 32-vjeçari nga Glasgow gjithsesi deklaroi se do të jetë tepër e vështirë për të që të përfshihet edhe në Flushing Meadows, pra turneun e fundit Slam të sezonit, që do të mbahet si zakonisht në New York dhe që do të startojë më 26 gusht, sepse për momentin kuptohet është tepër e vështirë për tenistin skocez për të përballuar ndeshje me intensitet të lartë, që mund të zgjaten deri në pesë sete. Pas pjesëmarrjes në çift me vëllain e tij të madh në Washington D.C. Murray do të bashkojë forcat me veteranin spanjoll Feliciano Lopez në Rogers Cup, në Mastersin e Montreal-it, që fillon më datë 5 gusht. Bashkë me pothuajse 38-vjeçarin iberik Andy Murray triumfoi në muajin qershor në Queens, praktikisht turneu i parë për të pas operacioneve të njëpasnjëshme, për shkak të dëmtimeve.

Murray deklaroi se për momentin preferon që të stërvitet duke matur forcat në singles me lojtarë të veçantë, për të konkurruar më pas në lojën dyshe, por natyrisht duke parë hap pas hapi dhe javë pas jave edhe gjendjen e tij, për të mos u sforcuar.

Këto kohë për tenistin britanik nevojitet stabilitet, si dhe shmangia e dëmtimeve, por mbi të gjitha rikthimi i besimit në lojën e tij. Ish-numri 1 i botës gjithsesi la të kuptohet se aktualisht është i kënaqur me aspektin fizik dhe Murray shtoi se gjërat po shkojnë mirë si në mënyrën se si lëviz në fushë, por gjithashtu edhe në progresin e bërë dhe mënyrën se si ndihet, sepse në vazhdim pasi të fillojë të luajë në singles, natyrisht për t’u përmirësuar do t’i duhet të kalojë në një tjetër etapë, duke punuar më fort në palestër.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency