Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Musa dhe Muguna i bashkohen Tiranës në Antalia

Janë bashkuar menjëherë me skuadrën e tyre të re në Antalia, Muhamed Musa dhe Keneth Muguna, dy futbollistët më të rinj të Tiranës. Për bardheblutë konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të ndërtimit të një skuadre kompetitive edhe në Kategorinë Superiore, me rikthimin në elitë që është objektivi primar i këtij sezoni. Trajneri Ze Maria, i cili ka kërkuar me ngulm të dy futbollistët, që i njeh mirë pasi vijnë nga Gor Mahia, skuadër që vetë braziliani ka drejtuar më parë në Kenia, ka patur mundësi të konstatojë dhe gjendjen fizike me të cilën mesfushori 22 vjecar dhe mbrojtësi janë prezantuar në skuadër. Pjesë e grupit në dispozicion të tij është dhe maqedonasi Aleksandër Ristevski me trajnerin që i duhet të japë miratimin përfundimtar për nënshkrimin e marrëveshjes kontraktuale me mbrojtësin. Tirana vijon përgatitjet intensive në Turqi ku ndodhet që prej 13 janarit dhe ka zhvilluar deri më tani dy miqësore, ku ka barazuar me kazakët e Tobol dhe rusët e Khabarovsk. Bardheblutë do të kthehen në kryeqytet këtë të enjte për tju dhënë dorën e fundit përgatitjeve për kampionatin e Kategorisë së parë që nis të dielën, ndërkohë që merkato pritet të sjellë edhe të tjera zhvillime. Mbi tryezën e drejtuesve bardheblu ka oferta për disa lojtarë, me Albi Dokën, Hoxhallarin, Ngoo apo Maveje që kanë merkato dhe klubit i duhet të vendosë nëse mund të bëjë ndonjë shitje që mund të shëndoshë financat bardheblu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...