Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Musacchio drejt largimit nga Milani, Fulhami në “pole”

Aventura e Mateo Musacchio te Milani mund të mbyllet vetëm pas një sezoni. Mbrojtësi ndiqet nga Sevilla dhe Udinese, ndërkohë që së fundmi interes ka shfaqur edhe skuadra e Fulhamit, e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit anglez. Oferta e parë e tyre duket se është ajo e huazimit, ndërsa kuqezinjtë nuk do ta përjashtonin edhe një shitje përfundimtare të 28-vjeçarit. Musacchio u transferua vitin e kaluar nga Villarreali për 18 milionë euro, por asnjëherë nuk ishte zgjedhja e parë në formacion. Ai zhvilloi 22 takime në Serinë A, Kupën e Italisë dhe Europa League me fanellën kuqezi, ndërsa arriti të shënonte vetëm një gol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...