Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Musiala: Mentaliteti i Bayernit është unik, dua të bëhem më i miri

Jamal Musiala ishte i vetmi futbollist gjerman që bëri mirë në Botërorin e Katarit, kompeticion ku skuadra e Flick zhgënjeu tifozët me performancat negative, duke mos kaluar as fazën e grupeve.

19-vjeçari po shkëlqen edhe me Bayern Munchen. Mesfushori ofensiv numëron 13 gola dhe 10 asiste deri në këtë fazë të sezonit me kampionët e Gjermanisë.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, Musiala foli rreth formës fantastike që po kalon. “Po, unë dua të bëhem një ndër lojtarët më të mirë.

Te Bayerni të mësojnë të besosh gjithmonë te vetja dhe të luftosh për më të mirën. Më pëlqen shumë ky mentalitet.

Nëse nuk beson se mund të jesh më i miri, atëherë qasje jote është e gabuar”, u shpreh Musiala, një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...