Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Muskujt e barkut e shqetësojnë sërish, Nadal tërhiqet nga turneu në Montreal dhe në dyshim për US Open

Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun e javës së ardhshme në Montreal pasi sërish në horizont janë shfaqur dhimbjet në muskujt e barkut të cilat e penalizuan edhe gjatë pjesëmarrjes në Wimbledon. Në këtë formë, tenisti nga Mallorca që sapo kishte rinisur stërvitjen theksoi se dhimbjet janë prezente në momentin kur i duhet të shërbejë dhe pasi është këshilluar me doktorin ka vendosur të marrë kohën e duhur për t’u rikuperuar.

“Gjatë këtyre ditëve kam kryer stërvitje, por së fundmi nisa të stërvitem edhe për shërbimet. Gjithçka po shkonte mirë, por të enjten ndjeva dhimbje në muskujt abdominalë dhe dhimbjet vazhduan të ishin prezente edhe gjatë së premtes. Pasi u këshillova me doktorët vendosëm të bëjmë gjërat hap pas hapi dhe t’i japë vetes kohë para se të rikthehem në garë.

Jam trishtuar për faktin që nuk do të udhëtojë në Montreal, është një turne të cilin e kam fituar pesë herë dhe që më pëlqen shumë. Shpresoj të rikthehem sërish në Montreal”, u shpreh Rafa, prezenca e të cilit është në diskutim edhe për turneun e rëndësishëm US Open që zhvillohet në fundin e muajit gusht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...