Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Muskujt e Ramos nuk mbajnë më”, nga Franca nuk përjashtojnë tërheqjen e spanjollit

Dy sezonet e fundit kanë qenë tejet të vështirë për Sergio Ramos. Mbrojtësi, një nga më të mirët në rolin e tij, ka vuajtur dëmtimet muskulore të cilat nuk e kanë lejuar të aktivizohet me vazhdimësi, ndërsa verën e kaluar mbeti edhe jashtë Euro 2020. Sakaq, shpresat ishin që Ramos të rikthehej në versionin e tij më të mirë te PSG, por edhe në Francë shqetësimet nuk e kanë lejuar të shfaqet rregullisht në fushë me parisienët.

Deri më tani, në harkun e tetë muajve prej kur është në Francë, 35-vjeçari ka zbritur në fushë në pesë ndeshje dhe nga këto vetëm dy i ka luajtur si titullar. Ndërkaq, për situatën e Ramos ka folur edhe ish-mjeku i kombëtares së Francës, Marcel Ferret, i cili thekson se aktiviteti i mbrojtësit në këto 19 vite karrierë ka bërë që muskujt e lojtarit të dobësohen.

“Dëmtimet muskulore në pjesën e pulpës së këmbës janë shumë të bezdishme dhe nuk mund të parashikohet koha e rikuperimit. Pa u futur në shumë detaje anatomike, duhet konsideruar që plakja e muskulit si dhe goditjet e marra në këto 19 vite karrierë, i kanë dëmtuar pulpat e tij”, u shpreh mjeku Ferret.

Sakaq, sipas prestigjiozes L’Equipe, nuk është për t’u përjashtuar mundësia që Ramos të marrë vendimin ekstrem për t’u tërhequr nga futbolli në fundin e këtij sezoni, gjithnjë nëse do të vazhdojë të ketë shqetësime me dëmtimet muskulore.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...