Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Musolli e mbyll me Kukësin, prezantohet zyrtarisht te Gjilani

Pas 8 sezonesh me fanellën e Kukësit, Besar Musolli u rikthye në Kosovë dhe vendosi të nënshkruajë me skuadrën nënkampione të Gjilanit. Prezantimi zyrtar u bë pasditen e sotme, ndërsa mesfushori është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Gentian Mezani.

I lindur në Podujevë 31 vite më parë, Musolli e nisi karrierën te Hysi dhe në verën e 2012-ës u transferua te Kukësi, ku ka qëndruar për plot 8 sezone dhe ka luajtur mbi 200 takime me fanellën e verilindorëve.

Te Kukësi Musoli ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Shqipëri, si Kupën e Shqipërisë, titullin kampion dhe Superkupën, ndërsa në verën e 2017-ës mori ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Tani Musolli është gati për një tjetër aventurë, sërish në kampionatin e Kosovës, por këtë herë me fanellën e Gjilanit, që këtë sezon do të provojë të fitojë titullin kampion, pasi nuk ia doli në sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...