Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Musolli gati të thyejë rekordin: Duam kualifikimin në Baku

Një hap larg objektivit. Në Azerbajxhanin e largët për të provuar realizimin e ëndrrës europiane. Kukësi do të sfidojë Karabakun, me objektivin të kualifikohet në turin e tretë të Champions. Barazimi 0-0 në ndeshjen e parë është një pikënisje e mirë dhe sipas mesfushorit Besar Musolli, synimi kryesor i veri-lindorëve ishte të mbeteshin në garë.

“Ndeshjen e pare e përgatitëm në atë mënyrë, që të ishim sa më të sigurt në mbrojtje. Morëm atë që donim, pasi synimi ishte që të mos pësonim gol dhe ia dolëm”, deklaroi Musolli.

Strategjia e ndeshjes së të mërkurës nuk ndryshon: mbrojtje solide për të mos pësuar dhe një gol, që do të bënte diferencën në bilancin përfundimtar të duelit me Karabakun. Një gol drejt ëndrrës për të luajtur në grupet e turneve ndërkombëtarë.

“Presioni tashmë ka kaluar te kundërshtarët, pasi ata do kërkojnë të fitojnë patjetër, sepse një gol i yni, ua komplikon punën. Ne do të shkojmë të luajmë njësoj edhe atje, për t’u siguruar se nuk do të pësojmë dhe me shpresën se do të arrijmë të bëjmë njëgol me vlerë kualifikimi”, tha mesfushori i verilindorëve.

Në Baku Musolli do të vendosë rekordin absolut të 216 ndeshjeve me Kukësin, ndërsa do të barazojë primatin e ish-kapitenit, tashmë zv.trajner Rrahman Hallaçi me 21 ndeshje ndërkombëtare. Sido të shkojë, edhe këtu do të vendoset një rekord i ri, sepse edhe në rast eliminimi nga Championsi, Kukësi do të luajë në Europa League.

“21 ndeshje në Europë janë mirë dhe aq më shumë ndihem mirë kur kaloj një legjendë si Rrahman Hallaçi. Gjithsesi do të isha më i lumtur, nëse do ia dilnim të kualifikoheshim në Baku”, tha Besar Musolli.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...