Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Musta mbetet në Superiore, publikon ekipin e ri nëpërmjet… “Analizë Superiore” (FOTO)

Emiliano Musta e mbylli me Partizanin pak ditë më parë, dhe nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri. Mbrojtësi i majtë do të vazhdojë karrierën te Kukësi, aty ku u aktivizua në sezonin 2019-2020.

29-vjeçari nga Elbasani, ka zgjedhur të publikojë lajmin e rikthimit tek ekipi verilindor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke kthyer nga kuq në blu emrin e tij mes më të mirëve.

Musta është përzgjedhur pjesë e formacionit më të mirë të 15 javëve të para në Abissnet Superiore në emisionin “Analizë Superiore”, që transmetohet në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i Shqipërisë U19.

Musta ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, pasi është aktivizuar me skuadra si Partizani, Laçi, Kukësi, Flamurtari, Teuta, Elbasani apo Shkumbini.

Bruno Lulaj ka postuar mbrëmjen e kaluar një foto me Mustën. Tani do të jenë sërish shokë skuadre, me objektivin primar fitimin e titullit kampion me skuadrën e drejtuar nga Diego Longo.

Rikthimi i Mustës në Kukës është zyrtarizuar edhe nga klubi verilindor, që i uron mirëseardhjen lojtarit anësor dhe në një komunikatë zyrtare bën të ditur se ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...