Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mustafa: Jam shëruar plotësisht, kam filluar vrapin

Valdrin Mustafa ishte futbollisti i parë me origjinë shqiptare që u prek nga COVID-19. Ish-futbollisti i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë pas 14 ditësh karantinë tashmë është shëruar plotësisht. Në një intervistë për Top Chanell Mustafa ka folur për simptomat që ka patur tek ai ky virus dhe për gjëndjen e tij aktuale shëndetësore.

”Më ka ardhur testi të premten dhe më ka dalë negativ. Ky është testi i fundit dhe karantina u mbyll të premten. Ndjehem shumë mirë, sot në mëgjes kam bërë vrap dhe po ndihem shumë mirë. Më kishte marrë shumë malli për vrap. 14 ditë në izolim dhe shyqyr Zotit sot kam dalë nga mali dhe kam bërë vrap. Kam pasur imunitet të fortë se jam sportist, njerëzit që janë të vjetër dhe kanë më pak imunitet është më e rrezikshme.Kam pirë shumë vitamina dhe çaj dhe ja kam dal. Jam gëzuar shumë, unë edhe familja. Më thanë në telefon që kam dal negativ, i thashë familjes dhe u gëzuan. Edhe nëna ka dalë negative. Tani edhe babai me vëllain kanë filluar punën dhe na vjen mirë që e kaluam lehtë. Kanë lejen e drejtimit për të shkuar në punë me makinë se edhe këtu ka kufizime. I kam dhe pesë ditë për të marrë ilaçet dhe për të pasur kujdes njerëzit e tjerë për të mos dalur shumë jashtë, përveç vrapit që bëra sot. Nuk kam më teste, ky ishte i fundit”.

Situata e lojtarëve të tjerë në ekip? “Jemi bërë tre në ekip dhe ata të dy janë mirë me shëndetin dhe do jenë në karantinë edhe gjashtë ditë pasi njërit prej tyre nuk i kanë ikur akoma simptomat. Çfarë do bëj tani? Do flas me shokët e takohem me ata se nuk i kam parë prej 14 ditësh. Dhe, kryesorja është të kemi kujdes”, u shpreh Mustafa.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...