Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mustedanagiç: Ekipet përfaqësuese rajonale, themelet e të ardhmes së futbollit

Turneu i përfaqësueseve rajonale për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ku marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Lezhës dhe Gjirokastrës, ka hyrë në fazën më kulminante ku janë përcaktuar shumë nga skuadrat finaliste.

Për të ndjekur nga afër turneun kanë qenë të pranishëm të gjithë trajnerët dhe stafet teknike të sektorit të ekipeve kombëtare, ashtu si edhe Kryeskauti i FSHF-së, Dzemal Mustedanagiҫ, i cili ka folur për fshf.tv dhe ka dhënë përshtypjet e tij për punën me talentet e rinj si dhe të ardhmen e skuadrave kombëtare të moshave.

“E kam thënë gjithmonë dhe duhet ta them përsëri, pasi është e rëndësishme, se në Shqipëri ka talente. Kjo sigurisht që është e rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar. Në këtë turne të ekipeve përfaqësueseve rajonale hidhen themelet e ekipeve kombëtare të ardhshme dhe në këto mosha duhet të ketë një seleksionim shumë të përpiktë.
Këtu ka shumë elementë cilësorë që nëse punojnë mirë, në një të nesërme mund të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar nesër kudo nëpër Europë. Për ne është shumë e rëndësishme që t’i regjistrojmë në sistemet tona këto lojtarë, për t’i zhvilluar këta lojtarë, t’i ndihmojmë për t’u rritur gjithmonë e më shumë dhe është e sigurt që konkurrenca do të rritet.Të gjithë këta djem duhet të punojnë çdo ditë në maksimum, dhe ne duhet t’i qëndrojmë afër në të gjitha drejtimet, me perspektivën që një ditë të shkojnë te kombëtarja A”, – tha Mustedanagiç.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...