Kombëtare

Mustedanagic: Ja si do të funksionojnë përfaqësueset e moshave

Përfaqësueset e grupmoshave i janë nënshtruar një revolucioni me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe zbulimin e sa më shumë talentëve. Xhemal Mustedanagic vendosi të linte mënjanë kostumin sportiv për të veshur atë të zyrtarit dhe në rolin e shefit të sektorit të ekipeve kombëtare ka marrë përsipër të ndryshojë të ardhmen e kuqezinjve, madje së fundmi është marrë një vendim: krah përfaqësueseve kryesore do të ketë edhe një skuadër B për grupmoshat. Qëllimin e zbulon vetë Mustedanagic.

Qëllimi kryesor është të shohim sa më shumë lojtarë që luajnë brenda Shqipërisë, të kenë mundësinë të aktivizohen dhe t’i vëzhgojmë nga pranë. Ekipi B te të gjitha grupmoshat do të ketë lojtarë që luajnë në Shqipëri, do të zhvillojnë ndeshje të forta për t’i testuar.  Ekipin B do ta shfrytëzojmë edhe për lojtarë që dëshirojnë të provohen. Do të kemi mundësinë që provat të zhvillohen pikërisht tek ky ekip, duke mos e prekur skuadrën kryesore. Duhet që fillimisht lojtarët të kalojnë nga përfaqësueset B.

Si është ndërtuar struktura e re, ku bazohet dhe çfarë synon? Mustedanagic e ka ndarë sistemin në tre faza, ku synimi kryesor është instalimi i idesë se kombëtarja është një kult dhe që duhet një punë e jashtëzakonshme për ta veshur fanellën kuqezi.

Gjithçka do të ndahet në tri faza. E para, duhet të formojmë kultin e kombëtares, jo çdo njeri mund të luajë me përfaqësuesen. Faza e dytë është të përparojmë dhe të instalojmë rregullat dhe të zhvillojmë në çdo pikë ekipet kombëtare dhe e treta është faza që unë e quaj atë të përsosmërisë. Në mënyrë të vazhdueshme duhet të zhvillojmë talente për kombëtaren e madhe.

Gjithçka funksionon me një qëllim madhor, që është ndërtimi i një kombëtareje të madhe sa më cilësore. Objektivi i Mustedanagicit mbetet për t’u pare nëse është i realizueshëm, teksa shefi i sektorit të ekipeve kombëtare prek edhe temën që lidhet me talentët shqiptarë që luajnë jashtë vendit.

Ne synojmë që çdo vit të dërgojmë te kombëtarja e Panuccit 3 lojtarë, është shumë mirë sikur të shkojë edhe vetëm një. Unë jam shumë optimist, sepse Shqipëria ka shumë talente dhe potencial. Fëmijët shqiptarë janë shumë të lidhur me fanellën. Duhet pak kohë dhe durim, por besoj se një ditë Shqipëria do të jetë në nivele të larta. Më pëlqen fakti që shumë shqiptarë që aktivizohen jashtë kanë shprehur gatishmërinë të vishen kuqezi. Natyrisht, nga jashtë do të marrim vetëm ata që janë “top player”, nëse kanë të njëjtin nivel me ata që luajnë në kampionatin vendas, atëherë do të kenë prioritet futbollistët që aktivizohen në Shqipëri.

Përfaqësueset U-17 dhe U-19 kanë një detyrë, të shkojnë në “Elite Round”, Mustedanagic beson tek ëndrrat që nuk lidhen vetëm me kombëtaret e moshave, por edhe me atë të drejtuar nga Christian Panucci.

Jam optimist, por U-17 dhe U-19 kanë në grup skuadra të vështira, megjithatë kam besim që mund të shkojmë deri në “Elite Round”. Kombëtarja mendoj se do të jeti pjesë e rëndësishme e futbollit europian, dua me zemër që skuadra e Panuccit të shkojë në Europian.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency