Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Muzaka: Kastrioti agresiv? Ia kthejmë me të njëjtën monedhë

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kastriotin në radhët e Skënderbeut foli futbollisti tashmë veteran, Gjergji Muzaka. Ai theksoi se për vetë situatën ku ndodhën korçarët motivimi për të marrë maksimumin është i madh.

Ndeshja me Kastriotin: “Për situatën që ne ndodhemi me mungesën e rezultateve, është një ndeshje e madhe dhe kërkon një vlerësim më të madh se sa ekipeve rivale. Kjo sepse mobilizimi ndaj ekipeve të mëdha vjen vetvetiu, ndërsa ndaj Kastriotit duhet të gjesh vetë dhe duhet të jetë më i madh. Në këtë aspekt merr dhe një rëndësi më të madhe kjo ndeshje”.

Objektiva për të arritur:  “Jemi në një moment që nuk duhet të qajmë çfarë është bërë sepse fundi është afër dhe kemi objektiva për të arritur. Ne jemi gati pavarësisht  rezultateve ne kemi qenë agresivë. Nëse Kastrioti është ekip agresiv dhe kërkon pikë , ia kthejmë në të njëjtën monedhë”.

Morali i skuadrës: “Besoj që trajneri në këtë pikë ka pasur të drejtë, sepse përgjegjësia e lojtarëve me të vjetër të tërheqin shokët e skuadrës. Rezultatet e dobëta na kanë ulur moralin dhe duhet të shohim vetëm para për objektivat dhe arrihen nga Europa dhe Kupa. Fundi është pranë dhe duhet shtysë e madhe”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...