Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Muzaka: Roli i ri? Duhet ta kisha provuar më parë

Gjergji Muzaka ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë për korçarët, ndërsa shënoi edhe golin e 4-t, me 11 metërsh, në minutën e 78’.

“Hasëm pak vështirësi në pjesën e parë, por nuk e ulëm ritmin dhe kthyem gjithçka në favorin tonë. Harmonia në ekip është ndoshta arma jonë më e fortë, që na ndihmon të shkojmë drejt sukseseve”, tha Muzaka.

Mesfushori tiranas i Skënderbeut komentoi edhe rolin e ri, ku po aktivizohet së fundi te Skënderbeu dhe po dhuron paraqitje mjaft të mira.

“Jam përshtatur mjaft mirë në rolin e ri, duke luajtur më në qendër dhe ndjej që jap më të mirën time. Nuk e di nëse duhet të isha provuar më përpara aty, por rëndësi ka që po paraqitem mirë dhe po i shërbej skuadrës, edhe në atë rol”, tha mesfushori i Skënderbeut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...