Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Muzaka: Vlonjatët na vunë në vështirësi, rëndësi ka që nuk humbëm

Gjergji Muzaka ishte futbollisti që rezultoi deçiziv, pasi me futjen në fushë, i dha një tjetër fytyrë lojës së skuadrës dhe shënoi golin e barazimit.

“Normalisht që ishte një ndeshje e vështirë, pasi pjesën më të madhe të lojës, Flamurtari na vuri në vështirësi. Gjithsesi, e rëndësishme ishte që reaguam mirë dhe arritëm të shënonim dhe të mos dilnim pa pikë nga kjo sfidë”, tha Muzaka.

Të dy golat e kësaj sfide u shënuan nga futbollistë që ishin ‘ish’ në fushë, ndërsa tiranasi i Skënderbeut komentoi edhe zgjedhjen për të mos festuar.

“Fati e donte që ne të shënonim ndaj 2 skuadrave për të cilat kishim luajtur më herët dhe vendosët të respektojmë tifozëritë përkatëse, duke mos festuar. Kur Ditmari ngriti duart lart, mendova se u anulua goli i Flamurtarit dhe mu deshën pak sekonda të kthjellohesha”, tha Muzaka.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...