Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Na duhet një skuter për shpejtësinë e Mbappesë”, sulmuesi polak jep “recetën” e suksesit

Polonia, edhe pse arriti të kualifikohej në fazën e 1/8-ave të Botërorit, nuk la përshtypje pozitive sidomos me paraqitjen në ndeshjen e fundit me Argjentinën, ku nuk bëri asgjë për të shmangur humbjen, madje u mbrojt për të mos pësuar të tretin. Shkalla e vështirësie do të jetë edhe me lartë përballë Francës, ku vetëm fitorja të jep mundësinë për të avancuar. Rreziku kryesor për ekipin polak mbetet Kylian Mbappe, protagonist absolut me “Gjelat” në fazën e grupeve.

“Si ta ndalim Kylian Mbappénë? Duhet të kesh një skuter për ta arritur. Është e vështirë të luash kundër një prej më të mirëve në botë. Ne do të duhet të mbrohemi si grup, sepse askush nuk do të jetë në gjendje ta ndalë i vetëm.” Këto janë fjalët e sulmuesit Polak, Arkadius Milik, që e ka të qartë se vetëm me një strategji të caktuar dhe lojën në grup mund të tentohet mrekullia ndaj kampionëve në fuqi.

Megjithatë, një pikë e fortë për kombëtaren polake do të jetë portieri Wojciech Szczesny, i cili tashmë ka pritur dy penallti në fazën e grupeve:

“Vlera e tij dihet, nuk është rastësi që e shohim në këtë nivel.”

Trajneri Czeslaw Michniewicz, nga ana e tij, pranoi se te kampionët e botës “kam kërkuar dobësi dhe nuk kam gjetur. Por çdo ekip ka faza të ndeshjes në të cilat ata gabojnë. Ne do të duhet të përfitojmë dhe të ushtrojmë presion mbi ta në çdo kohë. Nëse mposhtim kampionët në fuqi, ne mund ta quajmë veten kampionë bote për një moment”.

I kritikuar në Poloni për lojën e kujdesshme të skuadrës, Michniewicz përfundoi duke theksuar: “Nuk i kemi bërë valixhet dhe nuk jemi gati për t’u larguar nga Katari. Sigurisht që ka një problem në lojën sulmuese, kemi shumë pak raste të krijuara për Robert Lewandowskin”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...