Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Na ishin një herë “bomberat” e Superiores…

Në fakt e kaluara nuk është aq e largët sa për ta nisur me “na ishin një here”, bëhet fjalë vetëm për dy sezone më parë, atëherë kur pretendentët e titullit kishin të gjithë nga një sulmues emblemë aty para, një “bomber klasi , Kukësi me “kanibalin” e golave, Pero Pejic, 24 gola dhe imazhet e çmendura të një feste titulli në fund. Partizani me sulmuesin e huaj ndoshta më të mirë të dekadës së fundit në Shqipëri, Khaleb Ekuban, 17 gola dhe i papërmbajtshëm sa herë i afrohej topit. Skënderbeu me “ujkun” e golit, Hamdi Salihi, 15 finalizime e madje në një sezon jo dhe aq të mirë për të.

Janë pikërisht imazhet e tyre që bëjnë që e kaluara e afërt të duket më larg, perceptimin e krijon thjesht krahasimi, se të trija këto skuadra, sot, në gjysmë të kampionatit, ende nuk e kanë gjetur njeriun simbol aty para, sinonimin e golit dhe makthin e mbrojtjeve kundërshtare. Duke nisur nga kryesuesit, Partizani është një kooperativë golash, por kryefinalizues janë Telushi dhe Asani, një mesfushor dhe një lojtar krahu, ndërsa “bomber” në qendër mbetet deri më tani një objekt dëshirash për Skënder Gegën.

Kukësi “bombera” ka dy, por çështja është se cili prej tyre do të mbizotërojë, janë në ekuilibër, si golat që kanë shënuar deri tani, nga 7. Cungu, për momentin, nuk e shikon të mundshme një bashkëjetesë mes Reginaldos dhe Shkurtajt në repartin e sulmit, secilit prej tyre i duhet ta fitojë statusin e zgjedhjes së parë, natyrisht me tinguj golash.

Skënderbeut këtë vit i mungon ndoshta më shumë se kurrë “bomber” tradicional. Krasniqi dhe Oto John, asnjëri nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë dhe kanë edhe një gjysmë sezoni për të arritur një shifër të denjë për pretendimet e tyre. Nëse flitet për golashënuesit, pavarësisht se krahasimi me dy vite më parë nuk mban, nuk mund të lihet jashtë loje Latif, 9 finalizime dhe një kthim pas i detyruar te Teuta. Ku i dihet, ndoshta mund të jetë edhe i paracaktuari i fatit për një fund surprizë, një kryegolashënues në Durrës për ta çuar aty titullin kampion.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...