Në prononcimin për SportNews përpara fillimit të mbrëmjes gala “Më të mirët 2022” që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, foli edhe Refik Halili, presidenti i Tiranës.
“Na ka munguar shumë SuperSporti. Tirana do ketë pjesën e vet te çmimet, jemi ekip që kryeson dhe vjet fituam titullin.
Ky event është organizim i shkëlqyer. Titulli i fundit ishte shumë i rëndësishëm, i kemi dhënë merita skuadrës. Jemi të kënaqur me kryesimin aktual, por kampionati është shumë i gjatë. Shpresoj të bëhet më e mira.
Kemi shumë pishmanllëk sa i përket Kupave të Europës. Ndoshta nuk ishim të përgatitur, pasi kishim ndërhyrje nga menaxherët. Ata u premtonin futbollistëve transferime të shpejta. 2-3 futbollistë ndoshta nuk dhanë maksimumin, duke menduar se do eliminoheshim shpejt. Shpresojmë ta rregullojmë për të ardhmen.
Surpriza? Sot largohet kapiteni Ismajlgeci, e falënderoj për kontributin. Një futbollist i akademisë shkon në një klub tjetër. Ndoshta do të kemi një afrim të shpejt, ndoshta nesër.
Objektivi? Duam të zerojmë të gjithë problemet e së kaluarës. Çdo gjë e kemi bërë kundrejt rregullave dhe dokumentacioneve. Të gjitha gjërat janë të pastra. Përqendrimi është tek skuadra, pasi tifozeria kërkon që gjithmonë të shkojmë te titulli kampion”, u shpreh kreu i klubit bardheblu.
