Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Na mohoi dy penallti”, federata marokene ankesë në FIFA për arbitrin e gjysmëfinales me Francën

Federata e Futbollit të Marokut ka bërë një ankesë zyrtare në FIFA në lidhje me vendimet e arbitrit Cesar Ramos pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Francës.

Marokenët humbën 2-0 ndaj skuadrës së Didier Deschamps për t’i dhënë fund një ecurie historike në turne, me Marokun që u bë skuadra e parë afrikane që arrin në këtë fazë të një Kupe Botërore.

Megjithatë federata e Marokut nuk është e kënaqur me vendimet e Ramos dhe pretendon se u ka mohuar ‘dy penallti të dukshme’ gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

Në një deklaratë në faqen e tyre, federata marokene tha gjithashtu: “Federata Mbretërore e Futbollit Maroken proteston ashpër kundër arbitrimit të ndeshjes së kombëtares marokene kundër kombëtares franceze, të drejtuar nga Cesar Ramos.”

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...