Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Na presin ditë brutale”, dhimbje e madhe te Borussia Dortmund

Borussia Dortmund humbi titullin kampion në javën e fundit. Skuadra e Edin Terzic nuk fitoi dot ndaj Mainzit (2-2), duke u dhuruar tifozëve një fundjavë horror në “Signal Iduna Park”.

 

Të gjithë ishin përgatitur për fitore dhe festë, por Mainzi theu ëndrrat e verdhezinjtë dhe Bayern Munchen nuk e humbi mundësinë e artë. Fitoi 1-2 në Koln dhe festoi titullin e 11-të radhazi.

Lexo edhe:

Kapiteni i Dortmundit, Mats Hummels foli shkurtimisht pas ndeshjes, duke pranuar se ai dhe shokët e tij do e kenë të vështirë të marrin vetën pas kësaj ndeshjeje.

Ne kemi tifozë të mrekullueshëm dhe luajmë për një klub të madh. Donim të festonim sot së bashku…

Do të jetë e vështirë ta kalojmë këtë goditje që pësuam sot. Ditët e ardhshme do të jenë brutale për ne”, u shpreh mbrojtësi gjerman.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...