Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal-Djokovic, një finale epike në Australian Open

Novak Djokovic në finale të Australian Open. Tenisit serb, numri 1 në renditjen e përgjithshme, e pati si shëtitje përballjen me francezin Puille. Nole iu imponua me prepotencë kundërshtarit, duke e mposhtur lehtësisht 3-0 më sete, 6-0, 6-2, 6-2, në vetëm 1 orë e 25 minuta lojë, në përballjen e parë mes tyre.

Në fakt, Djokovic vinte i freskët fizikisht në këtë duel, pas tërheqjes së Nishikorit për probleme fizike pa u mbyllur seti i dytë në përballjen çerekfinale. Në finale Djokovic do të provojë forcat me Rafael Nadal, që një ditë më parë kaloi pa vështirësi talentin grek, Tsitsipas, që kishte eliminuar të madhin Roger Federer.

Të dielën pritet të zhvillohet një finale epike mes dy tenistëve që kryesojnë me vendin e parë dhe të dytë renditjen e përgjithshme, e që kanë dhuruar gjithmonë spektakël kur kanë qenë përballë njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për rivalitet të pazakontë, që ka dominuar tenisin në dekadën e fundit. Djokovic dhe Nadal numërojnë në total 52 përplasje, me serbin që kryeson me dy fitore më shumë (27-25).

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...