Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Nadal e mbyll shpejt turneun në Paris, një amerikan e eliminoi me përmbysje

Rafael Nadal nuk ia del të shkojë përtej raundit të 1/16-tave në Mastersin e Parisit teksa spanjolli u eliminua nga amerikani Tommy Paul i cili triumfoi 2-1 me sete. Ishte ndeshja e parë kompetitive për 36-vjeçarin pas asaj të fundit në US Open, duke qenë se sfida dyshe me Roger Federer kishte një natyrë miqësore dhe u zhvillua e gjitha në nder të zvicerianit që i dha lamtumirën sportit.

Nadal tregoi sërish se është larg formës së tij më të mirë dhe pavarësisht se triumfoi në setin e parë me shifrat 3-6, në dy të tjerët u dorëzua kjo edhe për shkak të rënies fizike. Paul, që është 11-vite më i ri se Nadal, e fitoi setin e dytë në tie-break me rezultatin 7-6, ndërsa në setin e tretë nuk pati histori.

Nadal ishte i përhumbur dhe amerikani e “theu” spanjollin edhe në shërbimet e tij për të fituar në fund me shifrat 6-1. Pas këtij eliminimi, Nadal humbet mundësinë për t’u rikthyer sërish numri një në botë, edhe pse jo gjithçka varej prej tij pasi Carlos Alcaraz (aktualisht numri një në botë) vijon aventurën në Paris.

Nga ana tjetër, për Paul ishte një fitore e madhe dhe siç u shpreh edhe vetë pas ndeshjes, për të triumfi përballë një legjende si Nadal ishte më i rëndësishmi në karrierë.

“Kjo është ndoshta fitorja më e madhe në karrierën time. Isha shumë i motivuar për këtë përballje dhe kështu ndodh zakonisht kur luan me një prej tre vendeve të para në renditje. Kjo është hera e dytë që luaj kundër Nadal dhe mbaj mend që herën e parë isha shumë nervoz. Ishte e çuditshme, por këtë herë e përballova mirë dhe nuk isha aq nervoz. Isha i relaksuar dhe mendoj se zhvillova një lojë të mirë edhe pse Nadal fitoi setin e parë”, u shpreh Paul.

Kujtojmë se turneun që po zhvillohet në Paris, mund ta ndiqni çdo ditë në SuperSport 4.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...