Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal konfirmon tërheqjen nga turnetë aziatikë, rrezikon numrin 1

Rafael Nadal heq dorë nga turnetë aziatikë. Një vendim që vjen për shkak të dëmtimit që ka pësuar tenisti spanjoll. Nadal nuk do të marrë pjesë në dy turnetë Masters që do të zhvillohen në Kinë respektivisht në Shanghai dhe Pekin. Nadal vuan ende dëmtimin në gjurin e majtë që pësoi në US Open dhe që e detyroi numrin 1 të botës të tërhiqej nga grand-slami nju-jorkez. Lajmin e konfirmoi vetë Nadal:

“Këtë javë kam qenë në Barcelonë për të takuar mjekët dhe për të zbuluar shkallën e dëmtimit. Kam ende dhimbje dhe më besdis kjo situatë, ndaj bashkë me stafin teknik vendosëm të mos marr pjesë në turnetë aziatikë, në mënyrë që të rikuperoj 100% dhe të jem gati për sfidat e fundvitit. Këtë gjë e kemi bërë edhe në të shkuarën. Më vjen keq për fansat e mi në Azi, shpresoj të shihemi vitin tjetër”.

Nadal tashmë synon të jetë gati për turneun Masters të Parisit në 28 tetor i cili do të jetë turneu i fundit për këtë vit ATP Ëorld Tour Finals që zhvillohet në Londër dhe që marrin pjesë 8 tenistët më të mirë të botës. Megjithatë me mungesën në Shanghai dhe Pekin, Nadal do të humbasë 1100 pikë në renditjen e përgjithshme të ATP, që do të thotë se avantazhi i tij ndaj Djokovic do të shkurtohet në vetëm 1200 pikë dhe në rast se serbi triumfon në këto dy turne atëherë Nadal rrezikon të humbasë kreun.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...