Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal nervozohet para Australian Open: Boll me tërheqjen, luftoj për të gjithë titujt

Rafael Nadal është gati për të mbrojtur statusin e kampionit në turneun e parë të vitit 2023, Australian Open. Tenisti spanjoll prej javësh është marrë me stërvitje intensive ndërsa duket se ka lënë pas dëmtimin në muskujt e barkut që e vuan prej Ëimbledon dhe që e shoqëroi edhe në US Open.

Në fakt, problemet fizike të 36-vjeçarit shtuan dyshimet se mund të ishte edhe fundi i karrierës së Nadal. Në konferencat e shtypit prej kohësh tema e tërheqjes së tij nga sporti është shndërruar në kryefjalë ndërsa së fundmi, tenisti nga Mallorca u shpreh se kur të vijë momenti do ta deklarojë vetë tërheqjen teksa shtoi se për momentin qëllimi i tij është të fitojë të gjithë titujt që janë në lojë për vitin 2023.

“Unë nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë për gjashtë muajt e ardhshëm, realiteti është se jam në Australi për të luajtur. Do të provoj të arrij gjithçka në vitin 2023, do të luftoj për të gjithë titujt që janë në lojë. Do të jap gjithçka edhe për karrierën që kam pasur dhe vuajtjet që kam kaluar, unë nuk mendoj për tërheqjen në këtë moment.

Ju e mendoni atë javë pas jave (drejtuar gazetarëve), të paktën kjo është ajo çfarë kuptoj nga çdo konferencë. Megjithatë, unë tashmë do të pëgjigjem në të njëjtën formë sa herë më pyesni”, u shpreh Nadal. Kujtojmë se Australian Open starton më datë 16 janar dhe mund ta ndiqni në platformën Digitalb/SuperSport nëpërmjet Eurosport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...