Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal shpreh keqardhje për Zverev, spanjolli ka një dëshirë: Më mirë ta humbas finalen e Roland Garros!

Rafael Nadal ka prekur për herë të 14-të në karrierën e tij finalen e Roland Garros, turne të cilin do ta tentoj ta fitoj po për herë të 14-të pasi në tokën franceze nuk ka humbur asnjë finale. Tenisti spanjoll pati fat në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Alexander Zverev pasi në fundin e setit të dytë, gjermani pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje dhe e pati të pamundur të vazhdonte ndeshjen.

Pas sfidës, tenisti spanjoll shprehu keqardhje për dëmtimin e kundërshtarit ndërsa shtoi se më mirë ta humbas finalen e së dielës dhe të fitojë një këmbë të re, duke qenë se edhe Nadal vuan nga një dëmtim kronik që i rrezikon seriozisht vazhdimësinë e karrierës.

“E di shumë mirë sa po luftonte Zverev për të fituar një Grand Slam, megjithatë jam i bindur se në fund të karrierës do të ketë fituar shumë më shumë se thjesht një titull. I uroj më të mirat, ishte një ndeshje super e vështirë, mbi tre orë dhe ishim ende në setin e dytë. Ka qenë një nga sfidat më të mëdha në këtë turne dhe Zverev ishte në një ditë shumë të mirë. Por, është e vështirë të flasësh pas atij dëmtimi.

Unë e adhuroj tenisin dhe dua të jem gjithnjë konkurrues ndaj kujtdo. Duhet të bëj sakrifica me këmbën time, por mendoj se ia vlen. Gjithsesi, nëse do të kisha mundësi, do të preferoja më shumë të humbisja finalen e së dielës dhe të fitoja një këmbë të re. Jeta është më e rëndësishme se çdo titull, sidomos pas karrierës që unë kam pasur”, u shpreh 36-vjeçari.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...