Tenis

Nadal triumfon në Romë, mposht Djokoviç në finale

Rafael Nadal mbrojti me sukses trofeun në “Qytetin e Përjetshëm” dhe “Mbreti i fushave me dhe” e bëri këtë duke thyer në finale pikërisht numrin 1 të botës Novak Djokoviç. Ishte hera e parë që nga viti i largët 2004, që Rafa zbriti në kryeqytetin italian pa fituar asnjë trofe, megjithatë tenisti i famshëm spanjoll ia doli mbanë për të siguruar titullin e parë sezonal pikërisht në Mastersin e Romës, duke mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një javë sa të vështirë po aq edhe të shkëlqyer në aspektin e lojës.

Pas dy javësh tenisti iberik do të festojë 33-vjetorin dhe për hir të së vërtetës, pas eliminimit në Madrid nga Stefanos Tsitsipas, ai deklaroi se nuk kishte aspak ndërmend për ta vazhduar edhe për shumë kohë këtë sport, nëse nuk do të ishte më në gjendje për të fituar. E pra Nadal e fitoi takimin në fushën qendrore në tre sete, por fare lehtë numri 2 i botës mund ta kishte mbyllur ndeshjen në vetëm dy të tillë dhe për më tepër shumë më herët në kohë. Në “Foro Italico”, Djokoviç kërkonte trofeun e pestë të Mastersit të Romës dhe kjo ishte finalja e 9 në karrierë për 32-vjeçarin serb në kryeqytetin italian, ndërsa në krahun tjetër për Rafën kjo ishte finalja e 11 në “Qytetin e Përjetshëm”.

Kurioz ishte fakti që dy finalet e vetme që Rafa kishte humbur në Mastersin italian, i kishte humbur pikërisht me Nolen, sidoqoftë këtë herë tenisti spanjoll mezi priste për të marrë hak, sidomos për disfatën e pësuar në janar në Melbourne Park, në finalen e Australian Open. Mbi të gjitha duke shtuar në llogari edhe humbjen tepër të dhimbshme në Wimbledon, Djokoviç kishte fituar dy përballjet e fundit ndërmjet tyre, duke kryesuar kështu 28-25 ndaj rivalit të tij të përjetshëm. Rafa zhvilloi një set të parë të shkëlqyer, duke e poshtëruar në çdo aspekt numrin 1 të botës.

Seti hapës ishte seti i 142 në sfidat mes tyre, megjithatë tenisti nga Majorka fitoi setin e parë me 0 në gjithë historinë e përballjeve ndërmjet tyre. Në setin pasardhës tenisti spanjoll shpërdoroi 4 mundësi për break dhe nga kjo gjë përfitoi tenisti serb që pas barazimit 4-4 mori edhe dy game-t e fundit të këtij seti. Natyrisht Nadal ishte shumë i freskët, ndërsa në krahun tjetër Nole vuajti pasojat e 6 orëve lojë ndaj dyshes argjentinase Juan Martin Del Potro – Diego Schëartzman, respektivisht në fazat çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Rafa u shfaq tepër i uritur për sukses dhe pas tre humbjeve radhazi në fazat gjysmëfinale në turnetë e tij të preferuar Montecarlo, Barcelonë dhe Madrid, numri 2 i botës u tregua i pamëshirshëm duke i lënë kundërshtarit të tij vetëm një game gjithsej në setin final. Kështu pas afërsisht dy orë e gjysmë lojë Rafa përfundoi krejt takimin me shifrat 6-0, 4-6, 6-1 duke regjistruar suksesin e tretë rresht në përballjet ndërmjet tyre në fushat me dhe. Rafael Nadal kishte pa fituar që nga turneu kanadez Rogers Cup, gushtin e kaluar në Toronto, sidoqoftë falë simfonisë së tij të 9 në Romë Rafa përfitoi një cek të majmë prej 958.000 eurosh dhe tani tenisti spanjoll u rikthye sërish për të kryesuar 34-33 me trofe Masters kundrejt rivalit të tij të përjetshëm Novak Djokoviç.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency