Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nagatomo lë Interin pas 7 vitesh, transferohet te Galatasaray

Pas 7 vitesh Yuto Nagatomo i jep lamtumirën Interit. Mbrojtësi i majtë japonez u transferua në kampionatin turk te Galatasaray në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, pasi te zikaltërit e kishte shumë të vështirë të gjente vend në formacion dhe për të mos humbur grumbullimin me Japoninë në Botërorin, Rusi 2018-të vendosi të ndërrojë skuadër. Nagatomo pjesë e Interit që nga janari i vitit 2011-të, ka zhvilluar në total 210 paraqitje me këtë skuadër duke shënuar dhe 11 gola ndërsa ka fituar edhe trofeun e Kupës së Italisë në sezonin e tij të parë. Tashmë për mbrojtësin nipon nis një aventurë e re në kampionatin turk.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...