Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nagelsmann e do Lewandowskin në humor, e shoqëron edhe në galanë e “Topit të Artë”

Robert Lewandowski është në formë fantastike dhe dashuria e tij me golin është e përjetshme. Pavarësisht moshës së tij, shifrat i ka në rritje dhe trajneri Julian Nagelsmann e di rëndësinë e polakut. Prandaj, ai dëshiron të shmangë çdo pakënaqësi të Lewy-t, veçanërisht duke pasur parasysh që kontrata i përfundon në vitin 2023 dhe nuk po flitet për rinovimin. Nagelsmann nuk dëshiron që thashethemet për blerjen e mundshme të Haalandit nga Bayerni të shpërqendrojnë sulmuesin 33-vjeçar.

Përveç kësaj, Lewandowski, së fundmi, është ankuar se ka shumë lojtarë sulmues në zonë, duke ia vështirësuar punën. Sipas ‘Bild”, Nagelsmann ka zhvilluar një bisedë të gjatë me të për t’i shpjeguar avantazhet që gjeneron kjo mënyrë loje, duke ditur se sa e rëndësishme është që sulmuesi nga Varshava të jetë në humor të mirë.

Drejtuesit e Bayernit duan të tregojnë mbështetjen e tyre maksimale për “yllin” e tyre, kështu që vetë trajneri dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, do ta shoqërojnë atë në ceremoninë gala të “Topit të Artë”, që do të zhvillohet të hënën, në Paris.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...