Bundesliga

Nagelsmann: Kam folur me Lewandowskin, ai dëshiron të qëndrojë këtu

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka folur së fundmi në lidhje me Robert Lewandowskin dhe lajmet që po qarkullojnë në lidhje me transferimin e mundshëm të tij te Barcelona.

Ai ka thënë në një konferencë për mediet, se sa herë që komunikon me sulmuesin, ky i fundit i lë të kuptoj se dëshiron të qëndrojë te bavarezët dhe tekniku shpreson që një gjë e tillë të ndodhë.

“Kur flas me të duket sikur ai dëshiron të qëndrojë me ne dhe ne do të na pëlqente që ai të vazhdonte të qëndronte këtu. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për sulmin e klubit.”-theksoi Nagelsmann.

Kontrata e 33-vjeçarit me Bayern përfundon në qershor të 2023-shit dhe ende palët nuk kanë gjetur një marrëveshje për zgjatjen e saj.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency