Bundesliga

Nagelsmann në “hall”, COVID-19 “pushton” Bayern Munich!

Koronavirusi nuk ka aspak mëshirë për Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë janë kthyer në një vatër infektimesh me COVID-19, teksa sëfundmi janë 7 të prekur të rinj me koronavirus që i janë shtuar listës së gjatë. Në javët e fundit të 2021 dhë në fillimin e vitit 2022, skuadra e Nagelsmann është ndër më të prekurat.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Pas kthimit në stërvitje nga pushimet kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, Kingsley Coman, Corentin Tolisso, Omar Richards, Leroy Sane, Manuel Neuer, Dayot Upamecano dhe asistenti i trajnerit të parë Dino Toppmoller. 6 lojtarët e prekur do t’i shtohen dyshes Lucas Hernandez dhe Nianzou që ishin prekur më herët. Në këtë mënyrë trajneri Nagelsmann është në telashe pasi për sfidën e parë të vitit 2022 atë të 7 janarit ndaj Borussia Monchengladbach do të ketë një mal me mungesa.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency