Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nagelsmann “ngrin” Romën: Edhe me Champions-in, nuk e blejmë Patrick Schick

Nga Gjermania vijën lajme të këqija për Romën, pasi trajneri i Leipzig Julian Nagelsmann, ka konfirmuar se klubi gjerman nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit çek Patrick Schick, edhe në rast kualifikimi në Champions.

Pas dy sezonesh te Roma, ku shënoi vetëm 5 gola në 46 ndeshje të luajtura dhe kaloi shumë kohë në infermieri për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme, 24-vjeçari çek u huazua një vit më parë te Leipzig, me të drejtë blerjeje për shifrën e 29 milionë eurove.

Ambientimi në Gjermani ka qenë mjaft i mirë për shtatlartin çek, i cili ka shënuar 10 gola në 19 ndeshje të Bundesligës dhe vazhdimisht ka pranuar se dëshiron që të qëndrojë gjatë te skuadra e “demave”.

Megjithatë trajneri Nagelsmann pranoi se do të jetë e vështirë që klubi të ushtrojë të drejtën e blkerjes së tij dhe mesfushorit Angelino, pasi ka rregulla strikte për menaxhimin e buxhetit dhe këtë verë nuk është koha.

“Të jem i sinqertë, edhe nëse sigurojmë kualifikimin në Champions, nuk do të blejmë Schick dhe Angelino, pasi nuk kemi para për të shpërdoruar. Kemi një buxhet të limituar dhe rregulla strikte për menaxhimin e tij, ndaj e shoh të vështirë që të mbyllim me sukses këto marrëveshje”, tha Nagelsmann.

Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse verdhekuqtë të shpresojnë në ndonjë tjetër ofertë për çekun, ose ta rikthejnë sërish në Itali, me shpresën që do të arrijë të shpërthejë, ashtu siç bëri 3 sezone më parë me fanellën e Sampdorias.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...