Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nagelsmann paralajmëron Bayernin: Edhe Leipzig është për titull

Leipzig-u është gati për të sfiduar Bayern-in. Ai që flet këtë radhë është vetë Julian Nagelsmann, timonieri i ri i ekipit nga Saksonia, që si për ironi të fatit është përmendur vazhdimisht në të kaluarën, për t’u emëruar si trajner i klubit të lavdishëm bavarez. 32-vjecari që ka lindur vetëm 65 kilometra larg Mynihut, beson se RasenBallsport Leipzig është një prej klubeve që mund të thyejnë rekordmenët e futbollit gjerman, në sezonin 2019-20 të Bundesliga-s. Edicionin e kaluar Borussia e Dortmundit iu afrua shumë Meisterschale-s, teksa e mbylli sezonin me vetëm 2 pikë më pak sesa kampionët në fuqi, që tashmë numërojnë plot 7 tituj rresht në Bundesligë, megjithatë pak kohë më parë kapiteni i “verdhezinjve” Marco Reus deklaroi se në sezonin e ri pret gjithashtu edhe ekipin e Leipzig-ut, që të jetë në gjendje për të rivalizuar me dy skuadrat më të mirat në vend.

Klubi nga Saksonia e përfundoi kampionatin 12 pikë poshtë Bayernit dhe Nagelsmann që mori drejtimin e ekipit pasi la Hoffenheim-in, mendon se si Borussia ashtu edhe Leipzigu i kanë mundësitë për të vënë në vështirësi gjigandët e futbollit gjerman. Nagelsmann shprehu bindjen se ekipi i tij i ri është në gjendje për të sfiduar Bayernin, madje 32-vjecari shkon përtej, teksa shtoi se me ndryshimet e shumta që kanë pësuar disa skuadra në stafin drejtues apo dhe kontigjentin e futbollistëve ai pret që kampionati i sivjetëshëm të jetë akoma më interesant. Trajneri i ri bavarez qartësoi se nuk i interesojnë shumë fjalët e Reus-it, por ai vetë po përqëndrohet te futbollistët e tij apo dhe deklaratat e dhëna prej tyre.

Nagelsmann pranoi ambiciet e mëdha të klubit që ai drejton, megjithëse sipas tij janë disa ekipe që ushqejnë ambicie të tilla përsa i përket sezonit të ri. Trajneri i Leipzig-ut shikon rikthimin e një lloj ekuilibri, për herë të parë pas shumë kohësh në kampionatin gjerman, ndërkaq shumë pritet të influencojë gjithashtu edhe forma e skuadrës së tij në Champions League, megjithëse për hir të së vërtetës pavarësisht moshës së tij të re teknikut Nagelsmann nuk është se i mungon eksperienca në këtë kompeticion, sepse siç dihet ai u bë trajneri i parë që çoi Hoffenheim-in në fazën e grupeve në Champions League, ku klubi nga Sinsheim-i mori pjesë rregullisht në dy sezonet e fundit.

Këtë herë Leipzig-u do të pozicionohet në vazon e tretë ose të katërt, sidoqoftë fatin e mëtejshëm në këtë aktivitet Nagelsmann do ta mësojë vetëm më datën 29 gusht kur të hidhet shorti i fazës së grupeve. 32-vjeçari ka drejtuar Hoffenheim-in për tre sezone dhe edicionin e kaluar Nagelsmann me këtë ekip ishte për shumë kohë në katërshen e parë, gjithsesi me vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit klubi nga Sinsheimi e mbylli sezonin jo vetëm jashtë zonës Champions por gjithashtu edhe jashtë Kupave të Evropës. Ecuria e sezonit përfundon Nagelsmann do të varet nga shumë faktorë, por ekipi ka një moshë mesatare shumë të re dhe me afrimin këtë verë të dy lojtarëve britanikë Ademola Lookman dhe Ethan Ampadu, respektivisht nga Evertoni dhe Chelsea, trajneri i Leipzig-ut është optimist se gjërat do të shkojnë mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...