Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Nagelsmann thur elozhe për Interin, Kimmich: Bayerni favorit? Më pyesni në shkurt

Bayern Munchen luan një “miqësore” luksi përballë Interit të martën në mbrëmje. Dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League, por kampionët e Gjermanisë duan të fitojnë për të mbyllur grupin C.

Duam të argëtohemi në fushë, duam të fitojmë çdo ndeshje. Bayerni favorit për fitimin e Champions League? Mund të jemi, por do e shohim më mirë në muajin shkurt nëse do të jemi kandidatë potencialë për fitimin e trofeut.

Jemi krenarë që kemi bërë kaq mirë në një grup të vështirë, kjo është ajo që ka rëndësi për momentin”, deklaroi Joshua Kimmich, një nga yjet e ekipit gjerman. Ndërkohë, trajneri Julian Nagelsmann thuri elozhe për Interin, që ia doli të nxjerrë jashtë turneut Barcelonën.

Kualifikimi i Interit nuk ishte surprizë për mua, këtë e them sinqerisht. Ata kanë një skuadër të fortë, njësoj si Barcelona, por në fund gjithçka vendoset nga detajet. Interi ka një skuadër plot futbollistë fantastikë, janë shumë të fortë”, deklaroi 35-vjeçari.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...