Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Nagelsmann tregon diferencën mes Bayern dhe Barcelonës: Do ecin shumë në Europa League!

Bayern Munich nuk tregoi aspak mëshirë për Barcelonën dhe i mposhti katalanasit në Cam Nou me rezultatin 0-3. Pas ndeshjes, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann tregoi edhe diferencat mes skuadrës së tij dhe asaj spanjolle. Sipas 35-vjeçarit, Barça është një ekip i së ardhmes ndërsa shtoi se të besuarit e tij kaluan me sukses provimin.

“Luajtëm me shumë durim, e dimë që Barcelona luan një futboll të mirë. Ishim perfekt në aspektin difensiv, të mos pësonim gol ishte e rëndësishme. Ishte një test të cilin e kaluam me sukses, u shfaqëm efikas në rastet e krijuara dhe në këtë prizëm zhvilluam një ndeshje të madhe.

Diferencat mes Barçës dhe Bayernit? Në këtë ndeshje nuk është se Barcelonës i mungoi intensiteti, por ishim ne më agresivë. Ata kanë një ekipi së të ardhmes, janë një skuadër shumë e mirë dhe me shumë talent në organikë. Jam i sigurt se do të bëjnë shumë mirë në Europa League”, u shpreh Nagelsmann.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...