Radja Nainggolan ka mbyllur aventurën në Belgjikë me skuadrën e Antwerp dhe ka vendosur të rikthehet në Itali, por jo në Serie A.
34-vjeçari ka gjetur akordin me SPAL në Serie B, skuadër ku është transferuar si lojtar i lirë.
Në Itali më parë ka luajtur për ekipe si Cagliari, Roma dhe Inter, ndërsa aventura me Antwerp zgjati vetëm 1 vit e gjysmë.
