Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nainggolan: Nuk e prisja largimin, Contes i erdhi keq për mua

Radja Nainggolan po shijon rikthimin e tij te Cagliari, teksa në fundjavë shënoi një gol spektakolar, ndërsa sardët po bëjnë një ecuri mjaft të mirë në kampionat, por belgu është rikthyer të flasë sërish për Interin dhe largimin nga zikaltrit në verë.

“Nuk e prisja të largohesha. Marotta nuk më kishte thënë asnjëherë se duhet të largohem. Një ditë Conte më mori më vete dhe më tha se i vinte keq për mua, por drejtuesit kishin vendosur tashmë për largimin, që para se të niste grumbullimi”, tregoi belgu.

Më pas mesfushori nuk ngurroi të flasë edhe për eksperiencën e paktë me Antono Conten gjatë përgatitjeve, ku foli me superlativa për teknikun aktual të zikaltërve dhe pranoi se do t’i kishte pëlqyer të vazhdonin të punonin bashkë.

“Ishte një maniak i detajeve dhe u argëtova shumë gjatë punës me të. Ishte shumë i qartë si trajner, i drejtpërdrejtë dhe të thoshte gjithmonë gjërat që nuk i pëlqenin. Do të më pëlqente të luaja edhe me Barellën, që do të bëhet një mesfushor shumë i madh”, tha Nainggolan për transmetuesin e Serisë A, DAZN.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...