Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nainggolan: Te Interi jo prej Spallettit dhe Champions-it, dua të fitoj trofe

Pas firmës mbi kontratë dhe zyrtarizimit nga ana e Interit, me Radja Nainggolan që tha fjalët e para për kanalin e klubit Inter TV, vjen edhe prezantimi i mesfushorit belg përpara mediave si futbollisti më i ri i Interit. Në pamundësi për të zgjedhur fanellën me numër 4 e cila është tërhequr në nder të kapitenit legjendar Javier Zanetti te milanezët Nainggolan do të mbajë veshur fanellën me numër 14. I kënaqur me zgjedhjen e tij, Nainggolan shuan çdo dyshim kur deklaron se do të transferohej te Interi edhe nëse zikaltrit nuk do të ishin kualifikuar në Champions League, duke shpalosur edhe objektivat e tij.

“ Klubi më donte me çdo kusht, më kanë bërë të ndihem shumë i rëndësishëm që në fillim. Pastaj te Interi trajneri më njeh dhe kjo është një avantazh për mua. Dua të jem i qartë fakti që Interi do të luajë në Champions League ka ndikuar në zgjedhjen time, por do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe nëse Interi nuk do të ishte në këtë kompeticion, e rëndësishme është të ndihesh i vlerësuar. Kam ardhur këtu pasi dua të fitoj diçka në karrierën time dhe shpresoj tia arrij qëllimit. Pse zgjodha numrin 14? Sepse 4-ën nuk mund ta merrja dot, por edhe 14-ta është një numër i rëndësishëm në futboll”.

Nainggolan shtoi gjithashtu se për të zgjedhur Interin nuk e bindi Spalletti, por është i lumtur që do të punojnë sërish së bashku dhe bashkëpunimi do të jetë më i lehtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...