Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nainggolan: Te Roma kam lënë zemrën, ja skuadra ku nuk do luaja asnjëherë

Mesfushori belg në pronësi të Interit, Radja Nainggolan ka ende pikëpyetje mbi të ardhmen e tij sezonin e ardhshëm, pasi zikaltrit nuk kanë ndërmend t’i japin një tjetër shans, ndërsa te Cagliari nuk e përballojnë dot koston e lartë të kartoni të tij.

Kohët e fundit është folur shumë për një opsion transferimi te Fiorentina, ku Interi mund ta përfshijë në operacionin që do të sillte në Milano sulmuesin e talentuar Italian Federico Chiesa, i cili kërkohet me ngulm nga Conte.

Vetë futbollisti ka pranuar se është ende në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, por teksa ka përjashtuar çdo lloj mundësie për t’u transferuar te Juventusi, i “ka shkelur syrin” Romës për një rikthim te mundshëm te verdhekuqtë.

“Ende nuk e di ku do luaj sezonin e ardhshëm, pasi këtë do ta vendos bashkë me Interin, ku do kthehem menjëherë pas përfundimit të huazimit. Te Roma kam lënë zemrën dhe do të rikthehesha me kënaqësi, nëse do të ishin kushtet. E vetmja skuadër në Itali që do ta fefuzoja, është Juventusi”, deklaroi belgu.

Pas kësaj deklarate tani topi kalon në këmbët e drejtuesve të Romës, që mund të marrin në konsideratë rikthimin e Nainggolan në skuadrën ku ka shkëlqyer për disa sezone, para se të largohej në verën e 2018-ës te Interi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...