Nëse Napoli arrin të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League, kjo do të përkthehej në atë ardhura shtesë për klubin. Kështu të kaltërit janë gati të bëjnë investime të tjera në merkato.
Objektivi i Aurelio de Laurentiis është Federico Chiesa. Klubi napoletan është i gatshëm të paguajë 40 milionë Euro për sulmuesin 19-vjeçar, që ka kontratë me klubin vjollcë deri në vitin 2021.
